aLL p0wereD bY Grannqe

Ky forum oo ne Perpunim
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sony Ericsson i lidhur me YouTube

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
pr0HeaD ' Grannqe
Admin


Numri i postimeve : 173
Registration date : 19/10/2008

MesazhTitulli: Sony Ericsson i lidhur me YouTube   Wed Oct 22, 2008 6:32 am

Sony Ericsson ka konfirmuar ekzistimin e celularit G705 me performansa të shkëlqyera i cili ofron integrimin me shërbimin e videove online – YouTube.Modeli rrëshqitës G705 është celular i pastër 3G me performansa të larta. Karakteristika e tij që dallohet më së shumti është ekrani me diagonale prej 2.4 inçësh dhe rezolucion 240 x 320 piksela. Për shfletim më të rehatshëm të internetit prodhuesi në telefon ka integruar shfletuesin e plotë HTML dhe programin për leximin e materialeve nëpërmes furnizuesit RSS.

Lidhja në internet është e mundur, përveç nëpërmes lidhjes mobile, po ashtu edhe falë ndihmës së adapterit WiFi të cilin e posedon ky celular, derisa është gjetur vend edhe për receptorin GPS i lidhur me Google Maps.



Memoria e integruar në vet telefonin ka kapacitet prej një gigabajt, që do të duhej të ishte e mjaftueshme për ruajtjen e fotografive dhe video materialeve të incizuara me kamerën e integruar me rezolucion prej 3.2 megapikselash.

Sony Ericsson ka realizuar partneritet me Google, prandaj video incizimet e bëra me këtë telefon mund të vendosen drejtpërdrejt në YouTube. Ende nuk ka të dhëna për çmimin e rekomanduar të shitjes së kësaj pajisje, derisa shitja e saj duket se do të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

www.sonyericsson.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://prohead.forumpro.eu
 
Sony Ericsson i lidhur me YouTube
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
aLL p0wereD bY Grannqe :: Interneti-
Kërce tek: