aLL p0wereD bY Grannqe

Ky forum oo ne Perpunim
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Si u krijua Internetti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
pr0HeaD ' Grannqe
Admin


Numri i postimeve : 173
Registration date : 19/10/2008

MesazhTitulli: Si u krijua Internetti   Wed Oct 22, 2008 6:24 am

Si shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës e zjarrit, interneti po transformon gjithnjë e me tepër jetën e njeriut. Transformim, i cili për nga rëndësia e tij, po kthehet në një përdorim të domosdoshëm, që i ngjan kafesë së mëngjesit.

Kafe e cila mund të konsumohet në tavolinë i vetëm apo me miqtë e tu, por tani falë kësaj shpikjeje, me të gjithë botën. Interneti prej vitesh mundëson komunikim të shpejtë të individëve, organizatave,mediave, qofshin vizive apo të shkruara, duke u kthyer në enciklopedinë më të madhe të botës moderne.

Fillimet

Fillimet e internetit i përkasin viteve 60-të, si përpjekje e ushtrisë amerikane të lidhte me Rrjet / Network, bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas filluan universitetet me njëra-tjetrën dhe më vonë, universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, kjo me qëllim të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacioni. Rreth viteve 70-të filloi dhe komercializimi i internetit, por mund të dërgohej vetëm posta elektronike dhe në atë kohë ishte një shërbim tepër i kushtueshëm.

Si u krijua interneti

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin "internet", rrjedh nga koha e Luftës së Ftohtë në vitet 60-të. Si iniciatorë të këtij rrjeti janë strukturat ushtarake të ShBA-së. Që në fillim të viteve ´60-të, ushtarakët amerikanë mendonin se si ti mbronin informacionet e tyre edhe në raste të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shikohej një rrjetë elektronike. Në këtë rrjetë duhej që të njëjtat të dhëna të regjistroheshin dhe të shpërndaheshin nëpër kompjuterat që ndodheshin në distancë. Në rast të ndryshimeve tek këto të dhëna, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompjuterat e lidhur në atë rrjetë. Secili nga kompjuterat e lidhur duhet të komunikonte në disa lidhje me kompjuterat e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë ishte e mundshme vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga kompjuterat, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Por në vitin 1964, Forcat Ajrore të SHBA-së angazhojnë firmën RAND Corporation, për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar".


Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës i internetit. Për shkak të shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, vetë ideja për një "rrjetë të decentralizuar", ku mbajtja e të dhënave bëhet në formë paketash, mbeti një ide në letër. Qendra shkencore Advance Research Projects Agency (ARPA), që nga viti 1958 shërbente për zhvillimin shkencor për ushtrinë amerikane, vendosi që më 1966-ën të ndërlidhë rrjetin me llogaritësin ARPA. Me këtë rast, ideja për "rrjetin e decentralizuar" u zhvillua edhe më tej dhe mori një formë paksa më të kuptueshme. Në vitin 1969, në rrjetin ARPA-net ishin të lidhur katër llogaritës. Tre vite më vonë, në ARPA-net ishin të lidhur 40 llogaritës. Duhet theksuar se edhe në këtë kohë, ARPA-net ishte një rrjet i mbyllur. Nga ky rrjet i mbyllur, ARPA-net do të ndërtohej më vonë si rrjeti i internetit.

Në ditët e sotme

Në internet mund të komunikosh me këdo dhe nga kudo, mund të lexosh, mund të kulturohesh (ose të çkulturohesh nëse je pa mend), mund të informohesh, mund të blesh e të shesësh mallra e shërbime, mund të paguash faturat e shtë***ë e të biznesit, të paguash e të paguhesh, mund të botosh, të dëgjosh muzikë,të shohësh koncerte e filma, mund të bësh shkollë e trajnime profesionale me korrespondencë, e të tjera e të tjera;.. e pa fund gjëra të përditëshme nga jeta e çdokujt prej nesh.

Zhvillimi më i madh në këtë botë të re të teknologjisë së informacionit (IT) është bërë që nga fundi i viteve 1980-të e në vijim. Ashtu siç i duhej njeriut, një plug që e tërhiqte me qe, kuaj apo traktor, për të lëruar tokën, dhe më pas një laps e mjete të sofistikuara për të shkruar, ashtu edhe për internetin duhet të kesh një kompjuter dhe një lidhje, që të hysh në botën e madhe të cyberspace (kibernetikës). Nuk mund të mendohet përparimi i sotëm në botë, i palidhur me botën e kompjuterit e të IT-së.

Interneti u fut për herë të parë në Shqipëri në vitin 1991, nga Fondacioni Soros. Gjatë këtyre 17 viteve, janë krijuar mjaft kompani, sidomos në qytetet e mëdha të vendit, të cilat ofrojnë përdorimin e internetit. Tashmë është e qartë për të gjithë, se përdorimi i internetit është një nevojë e domosdoshme për Shqipërinë në përgjithësi, e rininë shqiptare në veçanti. I ndodhur në një pozitë të lakmueshme gjeografike, për sa i përket trafikut të cyberspace, me një popullsi relativisht të vogël dhe me një potencial të fuqishëm rinor intelektual, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që me vullnet e përpjekje të vihet në radhët e vendeve të përparuara në atë drejtim ku lëviz e ardhmja.

Interneti dhe përhapja e informacioneve

Në të kaluarën, vetëm një elitë e vogël mjetesh informimi, si gazetat, rrjetet televizive dhe koorporatat e mëdha, kontrollonin pjesën më të madhe të informacionit. Por me përhapjen e Internetit, gjithnjë e më shumë njerëz po arrijnë të marrin direkt informacione të pafiltruara të të gjitha llojeve. Bizneset po e njohin këtë prirje dhe po përpiqen të përfitojnë prej saj. Miliona e miliona njerëz hyjnë në faqet elektronike në kohët e sotme, për të lexuar shtypin e ditës, parashikimin e motit, këmbimin valutor, postën elektronike e për të kërkuar çdo gjë në të famshmin Google. I njohur si motori më i madh për kërkimet në Internet, ka një mesatare prej mbi 100 milionë kërkimesh në ditë. Njerëzit nga i gjithë globi bëjnë thuajse miliarda kërkime çdo muaj. Informacioni ka qenë gjithnjë një produkt dhe pushtet në botën e biznesit. Tani atë e shfrytëzojnë më shumë konsumatorë kur përdorin Internetin. Sot dihet se një nga shërbimet më të rëndësishme të teknologjisë bashkëkohore janë kompjuterat. Mundësitë dhe përdorimet e tyre janë kaq të shumta, sa është vështirë t'i numërojmë, por e sigurt është se ata lehtësojnë dhe shumfishojnë në mënyrë të paimagjinueshme punën në shumë drejtime të veprimtarisë njerëzore.

Interneti nuk i përket askujt. Çdo kompjuter që bashkohet me të, është përgjegjës për strukturimin dhe për përdoruesit e tij. Nga "origjina", natyra e tij dhe mënyra e materializimit, Interneti ka një formë jo të përqendruar "anarkike". Kjo karakteristikë përcakton edhe faktin që nuk i përket askujt dhe nuk drejtohet nga askush. Megjithatë nuk pushon së qëni një i tërë. Interneti nuk ka as këshill drejtues, as drejtor të përgjithshëm, por vetëm disa "trupa" që luajnë një rol këshillues dhe regullues (jo fitimprurës) kryesisht në temat teknikë. Përgjegjësinë kryesore për zhvillimin teknik dhe drejtimin e rrjetit e ka sot Shoqëria e Internetit (ISOC), që është një organizatë vullnetare, në të cilën mund të marrin pjesë ligjërisht dhe fizikisht persona që kanë qoftë dhe një lidhje të thjeshtë me internetitn.

INTERNETI NË SHQIPËRI

Për herë të parë, internetin e futi në Shqipëri, në vitin 1991, Fondacioni “Soros” për nevojën e tij të komunikimit me qendrat e tjera në Europën Lindore si dhe me qendrën në Shtetet e Bashkuara. Për vite me radhë nuk kishte as ligj, as eksperiencë në përdorimin e këtij shërbimi të ri tek ne. Liberalizmi i ligjit të mediave në përgjithësi pas 1997-ës, bëri të mundur që operatorë të medias, por jo vetëm, të zbulonin edhe botën e internetit. Ky zhvillim i vrullshëm do të vazhdonte dhe në vitet, ku do të vendosej edhe krijimi i infrastrukturës së nevojshme në lidhjen ndërkombëtare.Dy janë linjat bazë nga ku Shqipëria furnizohet me internet nëpërmjet fibrave optikë. Njëra është linja veri-jug, që kalon nga Kroacia për në Greqi nëpërmjet Shqipërisë. Tjetra është linja lindje-perëndim, që vjen në Shqipëri nga Italia, për të vazhduar në drejtim të Turqisë nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://prohead.forumpro.eu
 
Si u krijua Internetti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
aLL p0wereD bY Grannqe :: Interneti-
Kërce tek: