aLL p0wereD bY Grannqe

Ky forum oo ne Perpunim
 
ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Apple paraqet iPod Nano të ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
pr0HeaD ' Grannqe
Admin


Numri i postimeve : 173
Registration date : 19/10/2008

MesazhTitulli: Apple paraqet iPod Nano të ri   Wed Oct 22, 2008 6:37 am

Ngjarjet nga Apple, kur paraqiten produktet e reja, gjithmonë janë diçka e veçantë, e kjo pikërisht për pluhurin e madh i cili qohet rreth tyre. Kësaj radhe, Steve Jobs nuk ka paraqitur asgjë revolucionare, mirëpo ka pasur edhe disa gjëra interesante, në mesin e të cilave - për ne është iPod Nano i ri.Apple në ngjarjen e emëruar 'Let's Rock' ka paraqitur të gjitha ato që janë pritur, por jo edhe më shumë se kjo. Për fillim, në të janë iTunes 8, të cilat sjellin disa risi të mira – para së gjithash mënyra e re, inteligjente e organizimit të koleksionit tuaj muzikor, e emëruar Genius, si dhe mundësia e shkarkimit të video përmbajtjeve në rezolucion high definition (HD).



Janë paraqitur edhe një sërë aplikacionesh dhe firmuare (2.1) i ri për iPhone, mirëpo pjesa më interesante e prezantimit megjithatë ka qenë iPod Nano i ri. Kjo pajisje ka përjetuar disa ndryshime shumë interesante, mirëpo prapëseprapë është ai iPod-i i vjetër e i mirë, që do të thotë se, nuk janë nisur gjërat në drejtimin në të cilin është duke shkuar iPhone.

Risitë janë jashtëzakonisht të vogla, shtëpizë e lakuar nga alumini (edhe xhami është i lakuar) si dhe mundësia e blerjes në një varg ngjyrash të ndryshme. Në të gjendet edhe sensori i lëvizjeve, që do të thotë se iPod Nanon e ri, për shembull, mund ta tundni për të kaluar në këngën e radhës. Në të gjendet edhe mbështetja për video, derisa bateria Nanon do ta mbajë rreth 24 orë të dëgjimit të muzikës dhe katër orë të shikimit të video materialeve.



Steve Jobs ka zbuluar edhe versionin e ri të iPod Touch, diç më të hollë, me mbështetje më të mirë për grafikën 3D dhe sensorin e lëvizjeve, si dhe me një varg imtësirash tjera.

Megjithatë, mbi të gjitha, nuk është paraqitur asgjë që nuk është pritur. Kompanisë Apple me të vërtetë po i ecën mbarë shitja e pajisjeve mobile multimediale dhe këtë do ta vazhdojë për aq gjatë sa t’i ecën kështu.

www.apple.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://prohead.forumpro.eu
 
Apple paraqet iPod Nano të ri
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
aLL p0wereD bY Grannqe :: Interneti-
Kërce tek: